top of page

Falenderojmë përzemërsisht:


•         Radio Orange Wien për transmetimin e emisionit tonë dhe për besimin që tregohet ndaj nesh duke na bërë pjesë fikse të programit të dielën e dytë të çdo muaji në orën 11:00-12:00.
 
•         Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë dhe ish-Ambasadorin Z. Roland Bimo, që na ndihmuan në fillimet tona duke vënë në dispozicion falas ambjentet e ambasadës, ku ne mblidheshim rregullisht për t’u përgatitur. Për fëmijët e emisionit kjo mbetet shtëpia shqiptare në zemër të Vjenës, ku ata mblidheshin të shkruanin, të flisnin e të luanin në gjuhën shqipe.
 
•         Falenderojmë prindërit që i shoqërojnë fëmijët rregullisht në takimet tona të përjavshme, ku ne punojmë dhe përgatitemi për emisionin e rradhës.
 
•         Last but not least, falenderojmë të gjithë prindërit, mësueset dhe mësuesit e gjuhës shqipe kudo në botë, që i nxisin fëmijët shqiptarë në diasporë të dëgjojnë emisionin tonë për fëmijë në gjuhën shqipe.

 

ejamene.com-kikiriki-shqip-me-fëmijë_grupi_punës_flm
bottom of page