top of page
ejamene.com-kikiriki-shqip-me-fëmijë_grupi_fillestar

kikiriki - shqip me fëmijë është emisioni i parë i këtij lloji për fëmijët shqiptarë kudo në botë. Ne kemi për qëllim t’ua sjellim gjuhën shqipe sa më pranë fëmijëve të Diasporës.

Ky emision krijohet në Vjenë në ambjentet e studios së Radio Orange.

Emisioni krijohet dhe drejtohet bashkë me fëmijët shqiptarë në Vjenë dhe dëgjohet në mbarë botën.

Flasim shqip në radio, përsërisim dhe mësojmë fjalë sipas temave të ndryshme gjatë vitit dhe

krijojmë fjalorin e parë në botë shumëgjuhësh në radio: shqip-gjermanisht-anglisht. Këtu dëgjoni intervista interesante, barcoleta, kuriozitete, tregime, gjëegjëza etj.

 

Fëmijë të dashur! Prindër të nderuar! Ejani të gjithë!

Takohemi online në Radio Orange 94.0 të dielën e dytë muajit në orën 11:00-12:00.

Emisionet tona mund t‘i dëgjoni sa herë të dëshironi në arkivin e Radio Orange – edhe përmes faqes sonë të internetit, më lart në rubrikën “Emisionet”.

ejamene.com-kikiriki-shqip-me-fëmijë_mjetet_punës
bottom of page