ejamene
Tema e emisionit më 7 prill 2024
Në këtë emision ne mësojmë me të vegjëlit tanë madhështorë shkronjën “I,i”. Themi në shqip fjalë me shkronjën “I, i”. Duke luajtur mësojmë fjalor dhe ushtrojmë të dëgjuarin dhe të shqiptuarin saktë të fjalëve në gjuhën shqipe. Nuk mungon as përkthimi i fjalëvë në gjuhë të tjera, për shembull në gjermanisht dhe anglisht. Krahasimi gjuhësor është për fëmijët një përvojë shumë interesante.
Tema e emisionit më 14 prill 2024
Në këtë emision sillet gjithçka rreth “Kuizit të Diturisë” që mbahet sivjet në Landskrona në Suedi. Disa fëmijë nga ekipi “Kikiriki” do të marrin pjesë në këtë konkurs diturie që mbahet rreth temave: histori, gjeografi, gjuhë, letërsi dhe kulturë.
Kësaj here do të shkëmbejmë edhe ide dhe këshilla rreth një mësimi të mbarë dhe të suksesshëm.
Në këtë emision gjeni edhe një intervistë ekskluzive të njërit prej organizatorëve kryesorë të këtij eventi në Suedi, z. Murat Koci, dhënë fëmijëve të ekipit “kikiriki” në lidhje direkte nga Suedia me Radio Orange në Vjenë.
Ekipi "kikiriki" ju uron dëgjim të këndshëm!