top of page

Tema e emisionit më datë 2 shkurt: Muaji shkurt është muaji më i shkurtër i vitit.


Në këtë emision flasim rreth muajit shkurt, luajmë me shkronjën "sh" dhe bëjmë biseda me fëmijët në studio.


Dëgjim të këndshëm!
Ekipi „Kikiriki“

Balls

Dëgjo emisionin këtu
(shtyp butonin play)

00:00 / 25:58

Tema e emisionit më datë 9 shkurt: Kuizi Mbarëkombëtar i Diturisë 3 maj 2025.


Në emisionin e sotëm çdo gjë sillet rreth Kuizit Mbarëkombëtar të Diturisë që do të mbahet më datë 3 maj 2025 në Vjenë. Fëmijët e ekipit „kikiriki“ mbrojnë sivjet titullin kampion të fituar në Suedi në vitin 2024. Gjatë fazës përgatitore në emisionin Live në Radio Orange ata ndajnë edhe këshilla të vlefshme se si duhet përgatitur për të arritur rezultate të larta në këtë konkurs.
Sot lidhemi online nëpërmjet aplikacionit kahoot me disa ekipe dhe fëmijë nga vende të ndryshme në botë. Mësojmë LIVE në emision dhe zbavitemi me njëri tjetrin.
Kuizi Mbarëkombëtar i Diturisë është më shumë se një konkurs. Ai është një pikë takimi, një aventurë e përbashkët dhe e paharrueshme e fëmijëve shqiptarë në diasporë!


Dëgjim të këndshëm dhe mësim të mbarë ju uron
Ekipi „Kikiriki“!

Balls

Dëgjo emisionin këtu
(shtyp butonin play)

00:00 / 56:57

VIDEO 1

VIDEO 2

ejamene

bottom of page