ejamene
Tema e emisioneve në muajin qershor
NTë dielën e parë të muajit ne flasim me fëmijët rreth kohës së lirë, rreth aktiviteteve që ata bëjnë me dëshirë. Fëmijët tregojnë sa vjeç janë dhe sa gjuhë flasin ata. Në këtë emision kemi të ftuar edhe fëmijët e Qendrës Lincoln në Shkodër. Ata recitojnë për ne vjersha dhe poezi të njohura të disa shkrimtarëve shqiptarë.
Të dielën e dytë të qershorit ne festojmë në emisionin tonë live Festën e Baballarëve. Fëmijët tregojnë çfarë bëjnë ata me dëshirë me babin e tyre dhe shprehin dëshirat e tyre, se çfarë dëshirojnë të bëjnë ata më shpesh me baballarët.
Në këtë emision ne flasim edhe për Inteligjencën Artificiale, një temë kjo që është në gojën e të gjithëve. Si mund ta përdorim ne IA për qëllime mësimi dhe për të shprehur kreativitetin tonë.
Në emisionin e sotëm ne prezantojmë dy këngë që janë krijuar me IA (Inteligjencën Artificiale) Flasim rreth rregullave që duhet të kemi parasysh kur punojmë dhe krijojmë me IA (Inteligjencën Artificiale)
Emisioni i datës 9.6. është i fundit për këtë edicion.
Dëgjim të këndshëm!
Ekipi “kikiriki-shqip me fëmijë” uron pushime verore të mbara!

Dëgjo emisionet këtu
(shtyp butonin play)
Emisioni i datës 2 qershor 2024
Emisioni i datës 9 qershor 2024
Kënga në bashkëpunim me IA - Babi im, Heroi im!
Kënga në bashkëpunim me IA - Xhiro gjithandej
Fletë pune




Fotografi
VIDEO 1
